Prizren | Sulmuan zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik, arrestohen të dyshuarit

0
239
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi sulmuan zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, shkruan 04 Online.

Sipas burimeve zyrtare, të dyshuarit reaguan me dhunë ndaj policëve, duke penguar ekzekutimin e detyrës së tyre.

Pas incidentit, prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve, të cilët tashmë ndodhen në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Prizren / 04.02.2025 – 20:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se të njëjti kanë sulmuar zyrtarët policor gjatë shqiptimit të një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here