Prizren | Kurti dhe disa ministra ndanë të arriturat, punët dhe përpjekjet e bëra në 4 vite qeverisje

0
59

“Nga zotimet në progres”, ishte esenca e takimit të kryeministrit Albin Kurti në Prizren me një numër shumë të madh të qytetarëve të kësaj komune.

Ministrat Hekuran Murati, Arben Vitia, Albulena Haxhiu dhe Hajrulla Çeku ishin në panel para një numri të madh të mbështetësve që kishin ardhur në teatrin “Bekim Fehmiu” për të dëgjuar se çka janë realizuar nga zotimet e para katër viteve.

Në këtë takim ishin prezent edhe kandidatët nga Prizreni për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kurti dhe ministrat në panel folën për të arriturat, punët dhe përpjekjet e bëra në katër vite qeverisje, me theks të veçant në fushën e ekonomisë, shëndetësisë, drejtësisë dhe kulturës e sportit.

Pos Kurtit, edhe ministrat para të pranishmëve theksuan se janë realizuar një numër i madh i projekteve që kanë ndikuar dhe përmirësuar jetën e qytetarëve të Prizrenit, dhe jo vetëm.

Poashtu, kryeministri Kurti para të pranishmëve bëri me dije se edhe në katër vitet e ardhshme të qeverisjes do të realizojnë edhe më shumë projekte për Prizrenin dhe komunat në këtë regjion. E se për cilat premtime bëhet fjalë, Kurti i ftoi të pranishmit dhe qytetarët prizrenas që të marrin pjesë në tubimin elektoral më 17 janar në ambientet e qendrës sportive “Sezai Surroi” që të mësojnë se cilat do të jenë zotimet për katër vitet e ardhshme./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here