Prizren: Arrestohen katër persona për posedim të kokainës

0
144

Më 7 maj 2025, në kuadër të një hetimi në Prizren, janë arrestuar katër meshkuj kosovarë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, raporton 04 Online.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 461 gramë kokainë, 1020 euro, 30 franga zvicerane dhe dy telefona.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ukë Bytyqi, Prizren 23.04.2025 – 12:00. Më 07.05.2025 gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me rastin, janë arrestuar edhe katër të dyshuar meshkuj  kosovarë, ku gjatë kontrollit të shtëpisë së njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 461 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe 1020 €, 30 franga dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here