Një hetim trevjeçar i historianit italian Fiorenzo Santini, i publikuar nga media braziliane Globo, ka ngritur pretendime të bujshme për prejardhjen e Lionel Messit.
Sipas raportit, stër-stërgjyshi i yllit argjentinas kishte emigruar nga Italia në Brazil në vitin 1899, ndërsa familja më vonë ishte shpërngulur drejt Rosarios së Argjentinës, shkruan 04 Online.
Raporti pretendon gjithashtu se gjatë qëndrimit në Brazil mbiemri dhe disa emra të familjes mund të kenë ndryshuar. Megjithatë, këto pretendime mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht./04 Online/















































