Pretendimet për kri*me lufte të Bushit në Prizren, Prokurori Kryeziu: Rasti i është përcjellë Prokurorisë Speciale

0
459

Pretendimet e ngritura nga arkivisti i luftës, Esat Shala, një ditë më parë në një emision në Klan Kosova, lidhur me ardhjen në Prizren të një personi të komunitetit turk me mbiemrin Bush, për të cilin ai pretendon se ka qenë pjesë e grupeve paramilitare serbe gjatë luftës në Krushë të Vogël, kanë shkaktuar reagime në opinionin publik në Prizren.

Në emision, Shala publikoi edhe pamje video, ndërsa deklaroi se personi i përmendur, i cili sipas tij ka familjarë në pushtetin lokal të Prizrenit, vazhdon të lëvizë i lirë, përcjell Gazeta e Prizrenit

Pavarësisht reagimeve të qytetarëve, deri më tani nuk ka pasur ndonjë deklarim publik nga përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta.

Lidhur me këto pretendime, “Gazeta e Prizrenit” ka kontaktuar Prokurorinë Themelore në Prizren.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, deklaroi për “Gazetën e Prizrenit” se kjo prokurori nuk ka kompetencë për trajtimin e rasteve që lidhen me krimet e luftës.

“Pretendimet për krime lufte nuk janë kompetencë e Prokurorisë Themelore në Prizren. Ne si prokurori nuk kemi kompetencë për të ndërmarrë veprime në këtë drejtim. Lidhur me pretendimet që janë bërë tashmë publike, unë e kam njoftuar Departamentin për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Këta të fundit do të merren me verifikimin e të dhënave dhe hetimin e rastit”, deklaroi Kryeziu për portalin “Gazetën e Prizrenit”.

Emisioni në Klan Kosova

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here