Policia njofton për sulmin në Prizren ndaj autobusit të tifozëve të Dritës

0
320

Policia ka njoftuar në raportin e saj 24-orësh se është sulmuar me gurë një autobus i tifozëve “Intelektualët” të Dritës pas ndeshjes me Lirinë të dielën.

Ndeshja e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll përfundoi pa fitues 0:0.

Një autobusi të tifozëve të Dritës iu është thyer xhami anësor, pas sulmeve me gur, siç ka njoftuar Policia.

“Rr. Shkronjat, Prizren 19.08.2023-19:00. Raportohet se pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, gjatë daljes së simpatizuesve nga stadiumi, disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të autobusit të simpatizantëve mysafir me ç’rast kanë dëmtuar një xham anësor të autobusit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë./Koha

Leave a Reply