Policia fton qytetarët të mos kalojnë kah pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdarë

0
143

Policia ka njoftuar se për shkak të bllokimit të rrugëve në pikat kufitare në Jarinjë, Bërnjak dhe së fundmi në Merdarë, qytetarët do të duhet të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

“Bllokimi rrugës është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare Merdarë, e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim. Një bllokim i tillë i kundërligjshëm ka pamundësuar lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, andaj ftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim, duke përjashtuar pikat kufitare Jarinjë, ”Bernjak” dhe Merdarë, deri në njoftimin e radhës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në orët e vona të mbrëmjes së të martës, nga persona të dyshuar është bllokuar rruga në territorin e Serbisë që e lidhë me Republikën e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Leave a Reply