Plot 61 vite nga trofeu i parë dhe i vetëm, Atalanta kërkon historinë

0
179

Atalanta do të ketë një fund sezoni shumë të ngjeshur, pasi do të luajë plot 5 ndeshje në harkun kohor të 14 ditëve.  

Skuadra bergamaske është në garë për zonën Champions në kampionat, ku mban vendin e pestë në renditje, ndërkohë që në anën tjetër do të diskutojë dy trofe. Skuadra e Gasperinit ka arritur në finalen e Kupës së Italisë, ku do të ndeshet me Juventusin në 15 maj, ndërsa një javë më vonë do të takohet me Leverkusenin për të zhvilluar finalen e Europa League.

Një fund sezoni ku luhet gjithçka për Atalantën, që ka bërë një sezon të shkëlqyer. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti do synojë që të shkojë drejt grumbullimit të Kombëtares së Shqipërisë me dy medalje me vete, ndonëse nuk do të jetë një mision i lehtë si ndaj Zonjës së Vjetër në finalen e Kupës së Italisë, ashtu dhe ndaj kampionëve gjerman që vijojnë të jenë të pamposhtur.

Atalanta në historinë e saj ka arritur që të fitojë vetëm një herë Kupën e Italisë, por në sezonin e largët 1962-1963.  Plot 61 vite nga trofeu i parë dhe i vetëm i rëndësishëm. Atalanta synon të shkruajë historinë në këto ndeshje që kanë mbetur, ku në mes janë dhe 2 trofe./SS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here