Përfitimet shëndetësore nga rukolla

0
441

Rukola është bimë me gjethe të gjelbra dhe rritet në regjionin mediteran. Ajo bën pjesë në familjen bimëve Brassica, ku klasifikohen edhe bimë të tjera si lulelakra e brokoli.

Rukola ka veti të mira ushqyese dhe mund të mbrojë shëndetin në përgjithësi. Kjo bimë nuk përmban sheqerna, kalori, karbohidrate e yndyra, gjë qe ë bën të jetë shumë e mirë kur bëhet fjalë për humbjen e peshës, shkruan HealthLine.

Rukola është e pasur me kalcium, i cili mbron enët e gjakut dhe është i nevojshëm për shëndetin e eshtrave, funksionin e muskujve dhe nervave.

Kjo bimë përmban kaliumin, mineral dhe elektrolit i cili është i nevojshëm për funksionin e mirë të zemrës e fijeve nervore, ndihmon kontraktimin e muskujve dhe ulë efektet negative që shkaktohen nga kripërat, që e bën efektive për persona që kanë probleme me tension të lartë të gjakut.

Rukola përmban folate, të pasura me vitaminë B, gjë që stimulon prodhimin e ADN-së dhe materiale të tjera gjenetike. Është veçanërisht e mirë për gratë shtatzëna dhe për ato që planifikojnë shtatzëni.

Gjethet e rukolës përmbajnë vitaminë C, e cila është antioksidant i fuqishëm dhe mbron sistemin imunitar. Kjo vitaminë është e rëndësishme për organizmin sepse mundëson përthithje më të mirë të hekurit.

Bima e rukolës është e pasur me vitaminë K, e cila ndihmon kundër koagulimit të gjakut.

Gjithashtu përmban edhe vitaminë A, anitoksidant i fuqishëm që bën pjesë në grupin e retionoideve, të cilat ndihmojnë funksionimin e mirë të sistemit imunitar, stimulojnë rritjen e qelizave dhe ndihmojnë shikimin. Vitamina A gjithashtu ndihmon edhe funksionimin e veshkave, mushkërive dhe zemrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here