Pasdite mundësi për rrebeshe shiu

0
60

Mot i nxehtë mbetet përgjatë ditës së enjte në vend. Fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell.

Pasdite mund të ketë rrebeshe shiu e bubullima, përreth viseve malore, e që mund të depërtojnë në pjesë të ulëta të vendit.

Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, derisa gjatë ditës maksimalet shkojnë në 32C e 33C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-8m/s, njofton Prishtina Weather.

Mundësi për rrebeshe më të përhapura në vend po paraqiten ditën e premte, ndërkohë që edhe temperaturat pësojnë rënie në 27C e 28C.

Fundjava për momentin duket se do të përshkohet nga kushte relativisht më stabile, me më shumë intervale me diell, por se mbeten mundësi për rrebeshe të izoluara shiu përreth viseve malore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here