Pas pensionimit si futbollist, Samir Ujkani merr pozitë të re te Kosova

0
292

1 nëntori ishte dita kur portieri i Kombëtares së Kosovës Samir Ujkani, e la futbollin aktiv, duke e mbyllur karrierën e tij në moshën 35-vjeçare.

Gjatë ditës së djeshme, përmes një postimi në rrjete sociale, Ujkani njoftoi lidhur me vendimin që kishte marrë, e po ashtu shprehu emocionet dhe përjetimet e tij gjatë gjithë karrierës, duke falënderuar klubet në të cilat ka luajtur dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

Por në fund të letrës përshëndetëse ai shkroi: “çdo fund, sjellë një fillim të ri dhe fillimi im i ri, po nis tani”.

Dhe Samir Ujkani nuk kishte pse të pres gjatë për “fillimin e ri”. Pas karrierës së suksesshme në skuadra të ndryshme në Evropë e po ashtu eksperiencës dhe suksesit në Kombëtaren e Kosovës, Ujkani është ftuar t’i bashkohet Kombëtares A, por me përgjegjësi të reja.

Në fakt, presidenti i FFK-së, Agim Ademi sot priti në zyrën e tij Ujkanin dhe e falënderoi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fanellën dardane dhe njëkohësisht për ta mirëpritur në postin e ri si zëvendësdrejtor i Kombëtares së Kosovës.

I pari i FFK-së i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e deritashëm.

Tutje, Ademi kërkoi nga ish-portieri i Kosovës angazhim dhe përkushtim maksimal edhe në postin e ri.

Nga ana tjetër, Ujkani u shpreh i lumtur për detyrën e re që presidenti Ademi dhe FFK i besuan në Kombëtaren e Kosovës.

Ai falënderoi Ademin dhe pohoi se do ta jap maksimumin në këtë pozitë dhe se do të punojë me shumë dashuri e përkushtim për kombëtaren, ashtu siç kishte bërë deri dje në fushën e gjelbër./Lajmi.net/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here