“Nuk rri dot pa shkruar”, Edi Rama reagon pas humbjes së kuqezinjve në Poloni

0
238

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas humbjes së kombëtares shqiptare në ndeshjen e parë për misionin “Euro 2024” përballë Polonisë me rezultatin 0-1.

“Kuqezinjtë” bënë një ndeshje pozitive nën drejtimin e teknikut të ri brazilian, Sylvinho, ndërsa Rama shkroi se edhe pse nuk kupton nga futbolli, pa një Shqipëri dinjitoze, me vetëbesim, përkushtim dhe zotësi, e cila sipas tij meritonte minimumi një barazim.

Rama e cilësoi Poloninë si një nga kundërshtarët me të zjarrtë të Evropës, të cilën kombëtarja e vuri në vështirësi.

Postimi i Ramës:

Me siguri nuk kuptoj nga futbolli, po nuk rri dot pa shkruar këtu sonte se kjo Shqipëri që pashë sot ishte një Shqipëri dinjitoze, me vetëbesim, përkushtim e zotësi, e cila meritonte si minimum barazimin në një stadium kundërshtar nga më të zjarrtët e Europës, kundër një Polonie të vënë në vështirësi nga fillimi në fund, prandaj përgëzime kuqezinjve për këtë debutim shumë premtues dhe kurajo e besim për më tej në rrugëtimin e saponisur drejt Eurofinaleve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here