“Nuk ka nevojë, as kohë dhe as arsye për grevë”: Ministrja Nagavci i përgjigjet paralajmërimit për grevë nga Rrahman Jasharaj

0
170

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është përgjigjur në paralajmërimet e Sindikatës së Arsimit se mund të ketë grevë në shtator.

Ajo ka thënë se këto deklarata janë të përvitshme. Sipas Nagavcit, nuk ka as nevojë e as arsye për grevë.

“Deklarata të përvitshme, e ta vazhdueshme. Konsideroj që nuk ka as kohë e as nevojë e as arsye për grevë. Zv/ministri është takuar me kryetarin e SBAShK-ut. Kemi komunikim të vazhdueshëm, edhe me shkolla e mësimdhënës. I marrim me seriozitet brengat, shqetësimet. Nëse flasim për tekste e mjete shkollore, reflektimi i shumicës së mësimdhënësve ka qenë se kjo është metodë e duhur”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here