Nuk humbi Serbia, por, fitoj Kosova dhe aleatët!

0
374

Fitore e Kosovës, sepse, dolen të gabuara tërësisht e prognozat dhe të gjitha pseudoanalizat e mercenarëve medial po edhe ca politikanëve tanë frikacak e pakurrizor, për cenimin sistematik të sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës në veri?!

Humbje e Serbisë së Vuçiqit gebelsian, ngase, definitivisht e gjithë bota sot e kuptoj dhe e admiroj intervenimin milimetrik të Policisë sonë. “Mbreti” i rrenave dhe “gebelsi”i propagandës serbe, u mposht edhe për faktin, se sonte, nga gjuha e trupit nuk u hetua se e kishte veshur “parzmorën” e viktimes. Shfajsimi që u mundua ta bënte, ishte aq i zbehët, sa edhe studentët e mij fillestar do mund ta dekonspironin.

Mjerani President i Serbisë, me vërsuljen (terorriste) që e bëri sot de fakto dhe de jure, e dëshmoj (edhe me prononcim e sontëm), se Kosova definitivisht është shtet i pavarur (por, që nuk po di si të lirohet nga kjo barrë) dhe sovran! Qeveria dhe opozita (nëse, dëahironta ruaj elektoratin e vetë), tani e tutje duhet të jenë të urtë dhe mbi të gjitha racional dhe ekspeditiv në prononcimet e veta.

Sepse, Kosova, tani ka krijuar sistem shumë më të organizuar të mbrojtes, ka ushtrinë e vetë, ka planinetri milimetrike policore; ka vullnetin dhe gatishmërinë e qartë për ta mbrojtur pragun e shtëpisë, ka diasporën vigjilente dhe të gatshme për ndihmë, ka aleat e miq, ka edhe frymë shumë më të lartë mobilizuese. Andaj, mendoj dhe besoj shumë që Serbia do hamendet kogja shumë para, se me nisë ndonjë “odisejadë” të re e pakrye e cila pamëdyshje do përfundonte me “fitoren e Pashallëkut të Beligradit”.

    Shkruan: Fadil MALOKU

    * Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

    Leave a Reply