Një personi në Prizren i vidhet vetura në oborrin e shtëpisë

0
218
Foto: Ilustrim

Një person në Prizren është ankuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën në oborrin e shtëpisë së tij.

Personat e dyshuar për vjedhje janë larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është informuar prokurori.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

Prizren 06.06.2023 – 02:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e tij, i kanë vjedhur veturën me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Leave a Reply