Një kirurg i suksesshëm nga Zhuri si Xhevdet Ademaj

0
636

I lindur në Zhur të Prizrenit ku edhe mbaroi shkollën fillore gjegjësisht të mesmën, drejtimi i mjekësisë së përgjithshme. Përfundoi studimet “Mjekësi e përgjithshme” në Universitetin e Prishtinës më pas vazhdoi edukimin specialistik dhe specializoj në “Kirurgjinë Pediatrike” në Prishtinë. Dëshira për të rritur dijen dhe ekperiencat ka ndikuar që në vazhdimësi të edukohet në qendra të njohura evropiane.

Pas një periudhe shumë vjeçare të punës si Kryekirurg i fëmijëve në Gjermani, Dr. Xhevdet Ademaj i bashkëngjitet ekipës së kirurgjisë në United Hospital.

Eksperienca e tij shumë vjeçare në klinikat Gjermane sidomos në lëminë e urologjisë pediatrike, kirurgjisë minimale invazive te fëmijët nën moshen 1 vjeçare, dhe qasja me procedura minilaparaskopike është risi, jo vetëm në Gjermani por tash e tutje edhe në vendin tonë.

Për më shumë, Dr. Xhevdet Ademaj ekspertizën e tij profesionale e ka të orientuar në urologjine pediatrike, kirurgjinë e përgjithshme të fëmijëve dhe kirurgjinë minimale invazive tek fëmijët e vegjël. Si dhe në trajtimin e “Pectus Excavatum” me minimal invasive (NUSS-MIRPE).

Ai vazhdimisht ka qenë aktiv në Kosovë përkundër punës dhe angazhimit në Gjermani, kujdesin ndaj pacientëve të vendit të tij e ka bërë me zemër dhe përkushtim.

Në vitin 2019 në Prizren, Dr. Xhevdet Ademaj së bashku me kolegët organizoi një simpozium të kirurgjise minimale invazive tek fëmijët, kështu duke i dhënë shtyrje dhe stimulim metodave të reja edhe tek fëmijët.

Dr. Xhevdet Ademaj përfundoi studimet “Mjekësi e përgjithshme” në Universitetin e Prishtinës (2001).
Vazhdoi me edukimin specialistik dhe specializoj në “Kirurgjinë pediatrike” në Prishtinë (2009).

Dr. Xhevdet Ademaj gjatë edukimit specialistik në vazhdimësi është edukuar në klinika të rëndësishme Evropiane të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike:

• Spitali Universitar “Nënë Tereza” Klinika e Kirurgjisë Pediatrike- Tiranë, Shqipëri,

• Spitali Universitar “Cerrah Pasha” Klinika e Urologjise Pediatrike- Stamboll, Turqi,

• Spitali Universitar Mannheim, Kirurgjia Pediatrike- Mannheim, Gjermani,

• Spitali Universitar Heidelberg, Kirurgjia Pediatrike- Heidelberg, Gjermani,

• Spitali Universitar Tübingen, Kirurgjia Pediatrike- Tübingen, Gjermani,

• Spitali Universitar, Urologji Pediatrike- Regensburg- Gjermani.

Dr. Xhevdet Ademaj karrierën e tij profesionale e filloi në Prishtinë- Prizren si kirurg pediatrik në Spitalin regjional të Prizrenit.

Pas 1 viti punë në Prizren, u transferua në Gjermani ku po në të njejtin vit mbrojti me sukses specializimin në kirurgjinë e fëmijëve para komisionit të Profesorëve Gjerman në Universitetin e Jenes.

Vazhdoi si specialist pastaj edhe Kryekirurg në kirurgjinë e fëmijëve në Suhl, Marburg dhe aktualisht udhëheq sektorin e urologjisë së fëmijëve në Klinikën Universitare të Magdeburgut.

Që nga fillimi i vitit 2022, Dr. Xhevdet Ademaj punoi dhe vazhdon të punoi në Spitalin Universitar Magdeburg, Kirurgjia Pediatrike dhe Urologjia Pediatrike në Gjermani si Kryekirurg i kirurgjisë pediatrike.

Përveç pjesëmarrjes në aktivitete shkencore dhe kongrese të mbajtura në shtete të ndryshme, Dr. Xhevdet Ademaj është anëtar në shoqata si:

• Shoqata Gjermane për Kirurgjinë Pediatrike (2013),
• EUPSA Shoqëria Evropiane për Kirurgjinë Pediatrike (2004),
• Shoqata për Kirurgji Pediatrike Kosova (2003).

Eksperienca e tij shumë vjeçare në klinikat gjermane sidomos në lëminë e urologjisë pediatrike, kirurgjisë minimale invazive te fëmijët nën moshën 1 vjeçare dhe qasja me procedura minilaparaskopike është risi, jo vetëm në Gjermani por tash e tutje edhe në vendin tonë.

Për më shumë, ai ekspertizën e tij profesionale e ka të orientuar në urologjinë pediatrike, kirurgjinë e përgjithshme të fëmijëve dhe kirurgjinë minimale invazive tek fëmijët e vegjël. Po ashtu, vazhdimisht ka qenë aktiv në Kosovë përkundër punës dhe angazhimit në Gjermani, kujdesin ndaj pacientëve të vendit të tij e ka bërë me përkushtim të madh.

Në vitin 2019 në Prizren, së bashku me kolegët organizoi një simpozium të kirurgjisë minimale invazive tek fëmijët, kështu duke i dhënë shtyrje dhe stimulim metodave të reja edhe tek fëmijët.

Dr.Xhevdet Ademaj karrierën e tij profesionale e filloi në Prishtinë – Prizren si kirurg pediatrik në spitalin regjional të Prizrenit. Pas 1 viti punë në Prizren, u transferua në Gjermani ku po në të njëjtin vit mbrojti me sukses specializimin në kirurgjinë e fëmijëve para komisionit të profesorëve gjerman në Universitetin e Jenes. Vazhdoi më pas si specialist pastaj dhe kryekirurg në kirurgjinë e fëmijëve në Suhl, Marburg dhe aktualisht udhëheq sektorin e urologjisë së fëmijëve në Klinikën Universitare të Magdeburgut.

Leave a Reply