Mësuesit shqiptarë ishin fundamenti bazë i shoqërisë shqiptare në Shqipëri e Kosovë,duke marrë parasysh vështirësitë dhe sakrificat që përjetonte populli shqiptar përgjatë një periudhe të errët historike, e të gjatë pushtuese.
Barra e idealizmit dhe vetëdijës kombëtare bie mbi elitën intelektuale, e që të tillë dhe të vetmit ishin mësuesit.
Ata përpiqeshin me çdo kusht deri në vetëflijim të mbanin gjallë frymën e atdhedashurisë,idealizmit në veçanti,dhe ndjenjës kombëtare në përgjithësi tek gjeneratat pasardhëse. I tillë ishte edhe mësuesi im Haki Sopa,mbi të gjitha para se te ishte mësues i mirë e i dashur. Ishte njeri me plotë vlera ishte një qenie njerëzore që rrallherë të rrastisë që të takosh njerëz të ngjashëm.
Mësuesin Haki gjenerata ime dhe shumë tjera para dhe pas nesh e kishim mbështetjen kryesore në botëkuptimin e formimit akademik e intelektual, kontaktet e para mbi dijen dhe gjithçka në botën e jashtme që na rrethon.
Haki Sopa – Ish mësimdhënës, i cili ka ndërruar jetë ditë më parë
Mësuesi ynë i takonte asaj gjenerate që kohërat politike e shoqërore në Kosovë sa vinin e bëheshin më të vështira,sepse në atë botë vendi ishte i pushtuar, që vështirë shqiptarët në Kosovë e nesërmja që i gjente shëndoshë e mirë ,e sidomos mësuesit që ishin halë në sytë e armikut.
Me tërë ato sakrifica e vuajtje që jeta shumicën nga shqiptarët e Kosovës i dërrmonte mësuesi Haki e gjente vullnetin e forcën që të jep kontribut të pakrahasueshëm në misionin e tij të shejtë.
Padyshim,që mësuesi ynë Hakiu ishte i dashur me ne ,nga që u tha më lartë para se te ishte mësues ai ishte njeri me zemër të mirë,që vështirë që mund të gjesh mjete gjuhësore për ta përshkruar personalitetin dhe karakterin që zotronte.
Ne i jemi falenderues përgjithmonë dhe do të mbetët në kujtesën tonë si njeriu më i veçantë e më i rëndësishëm.
Shkruan: Dibran KRYEZIU
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online