Në Prizren dyshohet se një femër e ka rrahur një mashkull.
I njëjti rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, i cili ka pranuar edhe tretman mjekësor, teksa e dyshuara është dërguar në Repartin Psikiatrik për ekzaminim mjekësor, transmeton 04 Online.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në Repartin Psikiatrik për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë./04 Online