Ngrihen 42 prona në Prizren në vlerë rreth 3 milionë euro, po hetohen tre persona

0
123

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se është siguruar urdhëresa e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro.

Sipas Prokurorisë, rasti ka të bëjë me “Falsifikim të dokumenteve”, “Legalizim të përmbajtjes së rreme” dhe “Mashtrim”, raporton Betimi për Drejtësi“.

Pas urdhrit ndalues përfundimtar, pritet që me përfundimin e procedurës penale pronat në fjalë t’i kthehen të dëmtuarit.

“Në një proces hetimor që është duke vazhduar, Prokuroria Themelore në Prizren është duke trajtuar një rast që lidhet me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengimin e kthimit të pronave te pronari i ligjshëm. Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milion euro. Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në kuadër të hetimeve, Prokuroria është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, dy prej të cilëve të trajtuar nën masat e sigurisë për prezencën e të pandehurve në procedurë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here