Një grua në Dragash ka raportuar se është shqetësuar dhe kërcënuar përmes mesazheve nga ish-bashkëshorti i saj, raporton 04 Online.
Rasti është denoncuar në polici dhe për të është njoftuar prokurori i shtetit. Hetimet janë duke vazhduar.
“Dragash 06.05.2025 – 21:30. Është raportuar se një femër kosovare, është shqetësuar dhe kërcënuar me mesazhe nga ish-bashkëshorti Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./04 Online