Nga makaronat te patatet e skuqura, ja disa ushqime që hani, por nuk ju ngopin

0
117

Megjithatë, ka disa ushqime që kanë një efekt të kundërt duke mos e shuar ndjesinë e urisë.
Në këtë artikull do të mësoni për listën e ushqimeve që nuk duhet t’i hani gjatë drekës, pavarësisht se konsiderohen të shëndetshme.

Makaronat janë një ushqim që të ngopin shpejt, megjithatë ato janë thjesht karbohidrate të përpunuara.

Këto karbohidrate shpërbëhen shpejt dhe për pasojë ndiheni të uritur dhe të përgjumur në pak kohë.

Salca e makaronave nga ana tjetër mund të jetë plot e për plot me sheqerna, kripë dhe yndyrna duke përkeqësuar kështu mjegullimin e trurit dhe gjendjen e përgjumur.

Prandaj nëse keni projekte e dokumente që kërkojnë vëmendjen tuaj, është e udhës të mos hani makarona në drekë.

Patatet e skuqura dhe paninet me qofte

Kombinime të tilla janë padyshim të shijshme, megjithatë ato ofrojnë sasinë e plotë të kalorive që i nevojitet njeriut në një ditë të tërë dhe kanë shumë kripë.

Nëse dreka juaj përbëhet nga një panine e tillë, patate të skuqura e pije të gazuar, atëherë organizmi do të jetë plot me yndyrna të ngopura, sheqerna dhe kripë.

Trupi do të përpiqet që të përpunojë këto përbërës sa më parë dhe do të përballeni me shumë gazra të stomakut.

Supa me perime

Supa me perime mund të jetë e pasur me ushqyes dhe pak kalori, por ajo nuk të mban të ngopur deri në mbrëmje.

Kjo ndodh sepse supa nuk përmban proteinë, e cila ka aftësinë të na mbajë të ngopur për shumë kohë. Me siguri do të ndiheni të uritur të paktën një orë pas ngrënies së supës e do të bëni zgjedhje të gabuara.

Supat më të përshtatshme për vaktin e drekës janë ato që përmbajnë mish pule apo gjeli të detit. Përpos tyre, përpiquni të hani edhe një mollë ose biskota me drithëra të plota.

Sallata e fshatit

Si në rastin e supës, sallata nuk ofron ushqyes që ju mbajnë të ngopur. I gjithë sekreti i ngopjes qëndron tek proteina të cilën e gjeni tek salmoni, qiqrat ose mishi i pulës.

Përpos tyre, përpiquni të hani edhe arrorë, fara dhe avokado.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here