Nënë Tereza

0
1382

(Me rastin e ditës së shenjtërimit)

1.

Një bijë shqiptare

Një nënë zemërmadhe

Me ndjenjë bujare

2.

Gjithë vlera 

E trashëguar

Në tërë botën 

E ka dëshmuar

Njerzimin mirë

Me paqësuar

Të varfërit 

I ka ndihmuar

3.

Vatikani lart 

E ka vlerësuar 

Bedel zoti 

E ka dërguar

Mesazhet e saj 

Duke cituar

Mrekulli kjo 

Rrënjë shqiptare

4.

Është vlerë 

Humanitare

Me përmasa 

Ndërkombëtare

5.

Shpirti i humanizmit 

Ndriçoi yjet në qiell

Natën e bëri me diell

6.

Në Vatikan 

Miliona besimtarë

Për ditë të madhe 

Kanë ardhë

Në natën dhe ditën 

E shenjtrimit

U konfirmua 

Lutja e pranimit

Vepër e madhe 

Për shqiptarë

Dhe për miliona 

Besimtarë 

Nënë Tereza 

E lartësuar

Në pavdekësi

Shpirti i saj 

Në shenjtori

7.

Edhe unë aty 

Kam shkuar

Me mijëra 

Shqiptarë 

Kam asistur  

Në cermoninë 

E shënuar

Vatikani ka 

Konfirmuar

Nënë Tereza 

Është shenjtruar…

8.

Civilizimi shqiptar

I konfirmuar

Besimi krishter 

I kristalizuar

Shënjtorja 

Në përjetësi

Na korigjoi 

Jetë e histori

Vatikani!

Në cermoni

Ciceroni 

Foli me zili

Dielli po ngroh 

Për shqiptarë 

E për Shqipëri!

Shkruan: Safet SADIKU – Më 4. 09. 2016, Romë

Leave a Reply