Në verë mbyll kapitullin me Real Madrid, ja ku pritet të jetë e ardhmja e Modric

0
147

E ardhmja e Luka Modric duket se nuk do të jetë në Spanjë.

Mediet iberike raportojnë se mesfushori kroat do e mbyllë kapitullin me Real Madrid në verë, më saktë në qershor, kur i përfundon edhe kontrata.

Modric do të transferohet me parametra zero në Saudi Pro League, aty ku tashmë ndodhen një pjesë e mirë e yjeve të Europës.

Në moshën 38-vjeçare tashmë, Luka Modric duket se nuk mund të ketë vazhdimësi te Real Madrid, ndaj alternativa më e mirë duket se është Arabia Saudite, pasi kroati planifikon të vazhdojë edhe për disa vite karrierën e tij si futbollist.

Leave a Reply