Në Kosovë teatri opoZitar për të dobësuar Albinin që në realitet dobëson pozitën e Kosovës

0
312

Në Serbi teatri parlamentar me Vuçiqin për të forcuar pozitën e Serbisë.

Sot në Kuvendin e Kosovës në debatin për dialogun, fatkeqësisht diskursi i opozitës ishte kritika jokonsistente dhe dëmtuese karshi interesave të Kosovës. Nga parti të njëjta mund të dëgjoje kritika kundërthënëse ndaj kryeministrit. Pak a shumë: Pse NUK po e bon Asociacionin? … Ti je mashtrues po e pranon Zajednicën (që ne PLDKAAK e kemi votuar para 8 vitesh)?… Pse po na prish me miq ndërkombëtar, nuk po e bon Asociacionin? … Sipas (ha)mendjes së opoZitës: po kritikojmë kryeministrin Kurti, po e dobësojmë atë. Në realitet opozita e tyre po e dobëson vetëm pozitën negociuese të Kosovës karshi Serbisë.

Në anën tjetër debati në Kuvendin e Serbisë, kritika ndaj Vuçiqit. Pse po merr parasysh një marrëveshje që (de facto) e njeh Kosovën? Pse po e konsideron planin Franko-Gjerman? (Në realitet Serbia nuk ka pranuar planin.) Nga jashtë debati duket si kritikë ndaj Vuçiqit, por në realitet kritika është ndaj planit Franko-Gjerman. Teatri në parlamentin serb për forcimin e pozitës negociuese të Serbisë.
Andaj Kosova ballafaqohet me presion e Serbia me përkëdhelje.

Shkruan: Mytaher HASKUKA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here