Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 67 aksidente në trafik – policia shqipton mbi 2,100 gjoba

0
1380
Foto: Ilustrim

Vetëm në 24 orët e fundit në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 67 aksidente trafiku.

Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 22 prej tyre me persona të lënduar kurse 45 tjerë vetëm me dëme materiale.

Në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar edhe 2 mijë e 120 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 29 persona, ku 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje, dy në ndalim policor dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.

Leave a Reply