Vazhdon greva!

0
1750
Foto: Arkiva

Shumica e kryetarëve të Sindikatave Komunale janë kundër propozimit të dhënë nga deputeti i Vv-së, Ardian Gola për të zëvendësuar metodën aktuale të grevës me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

Kështu merr vesh“Gazeta Blic” nga burime të saj brenda kësaj mbledhjeje që po zhvillohet online.

Ky propozim i Golës erdhi ditën e sotme, ku u mbajt një takim ndërmjet përfaqësuesve të SBASHK dhe subjekteve politike në “Komisionin për Arsim”

Në takimin që po zhvillohet edhe në këto momente i pranishëm është edhe kryetari i Komisionit për Arsim, njëherësh iniciusi i këtij propozimi, Ardian Gola.

Kështu konfirmoi për Gazeta Blic pak minuta me parë nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri.

“Eshtë ftuar një mbledhje me kryetarët e Sindikatave komunale në ora 8 në mbrëmjes nga distanca në të cilin takim do të marrin pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Arsim duke përfshirë dhe kryetarin Gola dhe të shohin nga afër rezultatet të cilat do t’i paraqesin kryetarët nga bisedimet që kanë bërë me antarsinë edhe të binden se çdo herë ne pyesim antarsinë dhe jo ashtu që po interpretohet nga Qeveria se po vendosin një grup i vogel. Ndoshta ata për shkak të mënyrës së shpejtë si i pyesim antarsinë, formës si e kemi komunikimin me ta, munden të mendojnë se nuk i pyesim, por ne te gjitha çështjet i dërgojmë në antarsi dhe si të vendosin antarsia edhe Kryesia e SBASHK bashkë me Këshillim Grevist do t’i propozojmë pastaj Këshillit Qendror Grevist të BSPK-së, nëse ka ndonjë ndryshim rreth këtij qëndrimi të fundit.” tha Ymeri për Gazeta Blic.

Leave a Reply