U ndalën për kontroll nga Policia, dy të miturit në Prizren kapen me marihuanë e thika në xhepa

0
1413
Foto: Ilustrim

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë rreth orës 22:20 në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Një njësi policore ka ndalur për kontroll dy të mitur nën dyshimet për posedim të gjërave të kundërligjshme.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit, të njëri prej të dyshuarve është gjetur një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë dhe një thikë, ndërsa tek i dyshuari tjetër është gjetur po ashtu një thikë.

Droga dhe thikat janë konfiskuar nga Policia, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar menjëherë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tyre Prokuroria ka nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Leave a Reply