Napoli rikthehet te fitorja, Kvaratskhelia “frymëzon” triumfin e të kaltërve

0
141

Pas disfatës së fundit me Fiorentinën, Napoli rikthehet të fitojë në kampionat dhe këtë e bën në transfertë ndaj Veronës.

Të besuarit e trajnerit Rudi Garcia triumfuan me shifrat 1-3 ndaj Hellas Veronës teksa sfidën e zgjidhën që në pjesën e parë, aty ku shënuan dy gola falë realizimeve të Politanos dhe Kvaratskhelia.

Në pjesën e dytë ishte sërish gjeorgjiani që shënoi për miqtë duke i dhuruar qetësinë Napolit. Në të 60-tën, Lazovic shënoi për Veronën megjithatë goli rezultoi sa për statistikë pasi të kaltrit e menaxhuan më së miri avantazhin duke u ngjitur në kuotën e 17 pikëve në vend të pestë./SS

Leave a Reply