Nagavci: SBASHK-ut ia plotësuam 90% të kërkesave, tani e kanë vetëm një

0
248

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka theksuar se Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) po i mban peng nxënësit.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës po diskutohet lidhur me grevën e mësimdhënësve, ku ka theksuar se Qeveria ia ka plotësuar Sindikatës së Arsimit 90% të kërkesave.

“Jemi larg prej modeleve të Europës, edhe në atë se si janë trajtuar deri më tani mësimdhënësit, por edhe në atë se si bëhet organizimi sindikal”, tha Nagavci.

Sipas ministres, SBASHK-u dëshiron të bëjë “tregti”, duke shtuar se kërkesa e tyre ‘Lëvizni edhe pak’,ku sipas saj kjo nënkupton që ato 50 euro t’i rrisin edhe pak.

“SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që e kemi dëgju të gjithë. ‘Lëvizni edhe pak’. E kjo lëvizje nënkupton që ato 50 eurot qe i kemi thënë ‘rriteni edhe pak. Thjesht po ulemi e po bisedojmë për këtë, ose po tregtojmë për këtë’”, tha Nagavci.

Leave a Reply