Muriqi për miqësoren ndaj Armenisë: Duam të adaptohemi dhe të mësohemi me fitore

0
132

Futbollisti i Kosovës, Vedat Muriqi, në një konferencë për shtyp para miqësores ndaj Armenisë ka deklaruar se janë favoritë.

Muriqi, mes tjerash theksoi se fitorja do t’u bëjë dobi për t’u përgatitur për ndeshjet e tjera, njofton Klankosova.tv.

“Jemi përgatitur mirë edhe fizikisht edhe mentalisht edhe pse është një ndeshje miqësore, për ne është me rëndësi me fitu ndeshjen, sepse duam të adaptohemi dhe të mësohemi me fitore”, u shpreh Muriqi.

“Për mua normal, jemi favoritë ne. Jemi më të fuqishëm se ata, por është futboll, do të dalim në maksimumin tonë, do ta demonstrojmë në fushë pse jemi favoritë”.

Ndeshja do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 17:00.

Leave a Reply