MPB mohon se ka marrëveshje për largimin e Njësisë Speciale të PK-së nga veriu

0
153

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka mohuar raportimet e mediave serbe se është arritur marrëveshje mes KFOR-it dhe protestuesve serb, për largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Nga MPB i kanë thënë Telegrafit se nuk ka një marrëveshje të tillë.

“Jo nuk ka marrëveshje të tillë”, kanë deklaruar shkurt nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Mediat serbe raportuan se Policia e Kosovës do të tërhiqet nga veriu, konkretisht nga komuna e Zveçanit rreth orës 15:00.

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veri, dje gjatë ditës kanë negociuar me KFOR-in, ku kanë paraqitur dy kërkesa si kusht për ndalimin e protestave.

Kërkesat e tyre ishin tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu dhe moshyrja e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave me shumicë serbe në veri.

Nga KFOR-i nuk janë bërë deklarime në lidhje me këto kërkesa.

Më 29 maj u arrestuan pesë të dyshuar për dhunën ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në komunën e Zveçanit.

Trupat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë ndërhynë në Zveçan dhe gjatë përleshjeve u lënduan 30 ushtarë të KFOR-it dhe dhjetëra protestues. /Telegrafi/

Leave a Reply