Moyes: Krenari e madhe, e adhuroj profesionin tim

0
114

David Moyes ia doli më në fund të fitonte një trofe europian. Trajneri skocez udhëhoqi West Ham drejt triumfit në Conference League.

Një sukses emocionues 2-1 ndaj Fiorentinës, që erdhi falë golit të Jarrod Bowen në minutën e fundit. Moyes nuk e fshehu lumturinë e tij në prononcimin pas ndeshjes, ku ndër të tjera:

Më pëlqen profesioni im. Dhe momente të tilla e bëjnë edhe më të veçantë e special. Uroj të përjetoj të tjera momente si kjo.

Nuk kemi luajtur gjithmonë mirë, por kemi zhvilluar një kompeticion madhështor, duke pësuar shumë pak gola. E merituam.

E pranoj, ndihem krenar për fitimin e Conference League. Jam 60 vjeç, numëroj mbi 1000 ndeshje. Nuk është gjithmonë bukur të jesh trajner, por tani është koha për të festuar”, deklaroi Moyes.

Skuadra londineze fitoi edicionin e dytë të Conference League. Vitin e kaluar triumfoi Roma e Jose Mourinhos në finalen përballë Feyenoordit.

Sfidë që u zhvillua në “Air Albania”, Tiranë, dhe u vendos nga goli i Nicolo Zaniolos, tashmë pjesë e Galatasaray në Turqi.

Leave a Reply