“Pazari” për reformën zgjedhore bën bashkë VV-në, PDK-në, LDK-në, AAK-në/ Votojnë unanimisht Projektligjin në Kuvend

0
305

Projektligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë është miratuar sot në Kuvendin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

86 kanë votuar pro këtij Projektligji, asnjë votë kundër dhe një abstenim.

Me miratimin e këtij Projektligji, votat për deputetë do të numërohen në qendrat komunale të numërimit dhe jo në qendrat e votimit, siç është bërë deri më tani.

Kandidatët që janë dënuar për një vepër penale për një vit ose më shumë me një dënim efektiv gjatë tre viteve të mëparshme nuk lejohen të kandidojnë.

Ky projektligj u mundëson po ashtu kandidatëve për deputetë të jenë edhe vëzhgues të numërimit në QKN gjatë gjithë procesit krahas vendit ku bëhet numërimi i votave si dhe parasheh fillimin e heshtjes zgjedhore pas hapjes së qendrave të votimit, e jo 48 orë përpara.

Me Ligjin e ri për Zgjedhjet, votuesit, në listën zgjedhore për deputetë, mund të votojnë deri në 10 kandidatë, nga 5 sa kanë qenë deri më tash. Parasheh nisjen e heshtjes zgjedhore me hapjen e qendrave të votimit, e jo 48 orë para siç ka qenë deri tash.

Leave a Reply