Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë do të jetë i vranët dhe me intervale me diell.
Vende-vende parashihen kushte për riga shiu.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa ato maksimale nga 15°C deri në 20°C.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s