Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Reshjet lokale të shiut do të jenë të pranishme kryesisht gjatë orëve të pasdites, shkruan 04 Online.
Era do të fryjë nga juglindja dhe jugperëndimi, herë pas here me shpejtësi të lartë, duke arritur nga 20 deri në 56 km/h.
Temperaturat do të pësojnë rënie. Ato minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 13°C deri në 16°C./04 Online