Sot parashikohet të mbajë mot i qëndrueshëm, i shoqëruar me intervale me diell dhe vranësira të lehta. Mëngjesi do të karakterizohet nga temperatura të ulëta, duke sjellë një ndjesi të ftohtë në orët e para të ditës.
Gjatë ditës, era do të fryjë nga drejtimi verior dhe verilindor, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi që do të arrijë nga 15 deri në 40 km/h.
Sa i përket temperaturave, ato do të shënojnë rritje graduale. Vlerat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 5°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 12 deri në 16°C./04 Online














































