Vladimir Putin është duke u përgatitur të lansojë një sulm taktik bërthamor nga një bunker shumë larg Moskës, shkruan The Mirror.
Putin, që të premten mbush 70 vjet- ka paralajmëruar anëtarët e familjes së tij të ngushtë rreth mundësisë së një ekavukimi të shpejtë nga kryeqyteti i Rusisë.
Mediumi anti-Kremlin i cili pretendon se ka burime brenda rrethit të ngushtë të Putinit- për një kohë të gjatë ka thënë se ai është duke vuajtur nga probleme akute shëndetësore, por që nuk ka ofruar asnjë dëshmi të pohimit të tij.
Në mesin e pretendimeve thuhet se ai është duke marrë këshilla nga shamanët- parashikuesit tradicionalë të shpirtrave të mirë dhe të këqij- ndërsa ai të vendosë nëse do të lansojë raketa bërthamore.
Ai beson se bunkeri është i sigurtë ndaj sulmeve perëndimore.
Zyrtarët e lartë nga aparati i sigurisë dhe i Qeverisë do të vendosen në një vend sekret, sipas kanalit në telegram të General SVR.
“Të afërmit dhe miqtë e krerëve të shtetit do të zhvendosen paraprakisht në bunker”, thuhet në kanalin SVR.
“Alina Kabaeva me fëmijët e çiftit dhe dy vajzat më të mëdha me fëmijë dhe me bashkëjetues u paralajmëruan rreth mundësisë së një evakuimi urgjent. Por jo të gjithë prej lidershipit të Rusisë ishin me fat”.
Për shembull, Putin urdhëroi, që në rast të një kërcënimi bërthamor, të evakuohen “minumumi i nevojshëm” i zyrtarëve rusë.
Të evakuuarit e nevojshëm do të përfshinin kryeministrin, Mikhail Mishustin, dhe kryetarin e parlamentit, Vyacheslav Volodin.
Bunkeri gjithashtu do të strehonte prokurorin e përgjithshëm, lidershipin e Këshillit të Sigurisë dhe zyrtarët kryesorë nga administrata e tij presidenciale, si dhe tre shërbimet kryesore të spijunazhit, FSB, FSO dhe SVR së bashku me familjet e tyre.
Ministria e tij e mbrojtjes ka bunker të tjerë, përfshirë në Malet Ural dhe në listë të bunkerit nuk ka senatorë, thuhet tutje.
Në kanal u deklarua se “Këshilli i Federatës nuk duhej fare”.
“Putinit madje nuk i duhen as fëmijët e vet nga dashnoret tij- një vajzë dhe një djal, të cilët askush nuk do t’i evakuojë”.
“Natyrisht, miq të ndryshëm të presidentit me familjet e tyre dhe një numër i shërbyesve të banorëve të bunkerit gjithashtu do të evakuoheshin”.
Besohet se Putin ka disa bunkerë në Siberi, një që është i lidhur me terminalin ujor në Sabetta, në krahinën Yamal dhe një tjetër në Malet Altai.
Në fillim të luftës thashemet qarkullonin se Putin ishte zhvendosur në bunkerin në Siberi.
Gjithashtu, kanali SVR tha se Putin ka kaluar ditët e fundit në Siberi që nga aneksimi ilegal i territoreve të Ukrainës jugore.
Ministri i tij i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, thuhet se është i dhënë pas shamanëve, të cilët janë të njohur në rajonin e tij të lindjes, Tuva.