Miratohet insulina e parë javore e diabetit në botë!

0
288

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar së fundmi insulinën e parë javore në botë për trajtimin e pacientëve të rritur me diabet. Kështu, do të reduktohet numri i administrimit të insulinës në vetëm një herë në javë në krahasim me administrimin ditor që bëhet aktualisht. Në një vit, nga minimumi 365 injeksione shkohet në 52. Këtë e ka bërë të ditur kompania farmaceutike Novo Nordisk.

Përveçse ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientëve, insulina e re javore ka një ndikim edhe në aspektin e qëndrueshmërisë mjedisore, duke nxitur reduktimin e emetimeve të CO2. Sot, terapia me insulinë kërkon që pacienti të administrojë insulinë të paktën një herë në ditë me një ndikim që varion nga vetë menaxhimi i terapisë deri te sferat sociale, të punës dhe psikologjike të personit dhe familjeve të tyre.

Kjo terapi inovative do të përmirësojë jashtëzakonisht cilësinë e jetës së pacientëve me diabet, duke thjeshtuar trajtimin. Të dhënat tregojnë se 50% e njerëzve me diabet që kërkojnë terapi me insulinë vonojnë fillimin e trajtimit me më shumë se dy vjet, me pasoja në menaxhimin e sëmundjes dhe ndërlikimet e saj. Rikujtojmë se së fundmi shkencëtarët kinezë kanë shëruar me sukses diabetin tek një pacient duke përdorur një terapi novatore të qelizave.

Ky trajtim pionier u zhvillua nga një ekip nga Spitali i Shangait Changzheng, Qendra për Përsosmëri në Shkencën e Qelizës Molekulare nën Akademinë Kineze të Shkencave. Sipas një raporti, pacienti iu nënshtrua transplantimit të qelizave në korrik 2021. Brenda 11 javësh, ai nuk kishte më nevojë për insulinë. Gjatë vitit të ardhshëm, ai gradualisht reduktoi dhe përfundimisht ndaloi marrjen e ilaçeve nga goja për kontrollin e sheqerit në gjak. Ky zbulim shënon një përparim të rëndësishëm në terapinë qelizore për diabetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here