Komisioni për Legjislacion miraton Ligjin për Specialen

0
5

Komisioni për Legjislacion ka miratuar Ligjin për Specialen me 9 vota për.

Në votimin e zhvilluar në Komision, nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Pas miratimit në Komisionin për Legjislacion, projektligji pritet të procedohet për shqyrtim dhe votim në seancë të Kuvendit.

Miratimi në Komision paraqet hapin e radhës drejt shqyrtimit të ndryshimeve të propozuara për Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.