Raporti i trazuar mes Indrit dhe Vanesës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në “Ferma VIP”, por këtë herë reagimi ka ardhur nga jashtë, shkruan 04 Online.
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe injorimi total në rrjetet sociale, familja e Vanesës ka bërë lëvizjen e parë publike, duke rishpërndarë një moment nga Prime-i ku opinionistet këshillonin Vanesën të largohej nga Indri.
Ky veprim shihet si një mesazh i qartë kundër kësaj marrëdhënieje, duke konfirmuar se familjarët nuk e mbështesin rikthimin e çiftit.
Duket se, përtej dinamikave të lojës, familja ka vendosur të mbajë një qëndrim të prerë: larg Indrit./04 Online














































