Meriton Mjekiqi, ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, pritet të rikthehet së shpejti në ekran me një program të ri intervistash.
Sipas ‘Vip Magazine’, ky format do të transmetohet në ‘Top Channel’, duke sjellë emisionin e tij ikonik, i cili ka qenë burim zbulimi për talente të reja në fushën e repit, tashmë në televizion.
Programi i Meritonit ka qenë shumë i ndjekur në YouTube prej vitesh, por këtë herë ai do të arrijë një audiencë më të gjerë. Pak ditë më parë, ai konfirmoi përgatitjet për emisionin e tij përmes një videoje në rrjetet sociale, por pa zbuluar shumë detaje.
Emri i reperit u përfol në media pas thashethemeve për një aksident të rëndë, por Meritoni i përgënjeshtroi këto lajme, duke siguruar publikun se është mirë me shëndet dhe i fokusuar tek projekti i tij televiziv.