Mënyrat e duhura për të bindur fëmijët që të hanë fruta!

0
474

Nuk duhet të dorëzoheni që me kapriçiot e para të fëmijës, sepse bëhet fjalë për një ushqim thelbësor për shëndetin dhe rritjen e tyre.

Për këtë çështje ekzistojnë disa truke të thjeshta prej të cilave frutat do të duken shumë të shijshme përpara syve të tyre.

-Fillimisht duhet të jepni shembullin e mirë.

Për të bindur fëmijën tuaj që të hajë në mënyrë të shëndetshme është e nevojshme që këtë edukatë ta keni edhe ju vetë si prindër. Ndonjëherë edhe pse nuk e vini re, fëmijët tuaj ju vëzhgojnë gjatë gjithë kohës.

-Gjatë vakteve, nëse fëmija juaj ha shumë, ndjenja e ngopjes do ta ndalojë atë për të ngrënë fruta.

Për të shmangur këtë gjë, frutat duhet t’i shërbeni mes vakteve si një meze të lehtë. Nëse do të veproni kështu, atëherë do të krijoni një rast të dobishëm për t’u ofruar fëmijëve tuaj një minivakt të shëndetshëm me bazë frutat.

-Shpesh një ndihmë për ju në këtë rast është edhe marrja me vete e fëmijëve për të bërë pazare.

Ju mund t’i përfshini ata që t’i zgjedhin vetë frutat. Gjithashtu, kur të përgatisni frutat (t’i pastroni, qëroni) lejojini edhe fëmijët që të “punojnë” me ju.

Një ide tjetër brilante do të ishte në rastin nëse do të kishit një kopsht.

Provoni që të kultivoni së bashku me fëmijët ndonjë frutë. Në këtë mënyrë ata do të jenë më të motivuar për t’i ngrënë frutat që i kanë rritur vetë.

-Më pas ekzistojnë lloje të ndryshme zgjedhjesh më të sofistikuara që bazohen mbi mënyrat se si prezantohen frutat.

Po flasim për fantazinë në pjatat e frutave. Vendosini ato duke formuar figurat më të dashura të fëmijëve. Zgjidhja më e thjeshtë është sallata e frutave, sepse fëmijët nuk i bëjnë pothuajse kurrë naze asaj.

Po kështu frutave të shtrydhura mund t’i shtoni edhe pak sheqer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here