Melatonina apo magnezi? Ja cili është më i mirë për problemet rreth gjumit

0
212

Dy suplemente përdoren më shumë nga amerikanët me qëllim të gjumit cilësor: magnezi dhe melatonina. Por a është njëra më efektive se tjetra?
Midis të dyjave, një suplement i melatoninës ka më shumë gjasa t’ju ndihmojë të flini natën sesa magnezi, thotë Shelby Harris, një psikolog klinik i licencuar në SHBA.

“Suplementet e magnezit mund të jenë të dobishëm për të nxitur gjumin, por realiteti është se kjo nuk është vërtetuar në kërkime për t’u ditur me siguri,” thotë Harris. “Melatonina është ndihma natyrale më e zakonshme për gjumin që mund të ndihmojë në ndryshimin gradualisht të ritmit cirkadian të trupit kur merret siç duhet.”

Por ekspertët, duke përfshirë Harrisin, pajtohen se është më mirë të merrni melatonin dhe magnez nga ushqimet sesa suplementet. Ju nuk duhet të merrni ndonjë suplement pa folur më parë me mjekun tuaj, vëren Harris.
Melatonina nuk është efektive në trajtimin e shumicës së çrregullimeve të gjumit, thotë ai.

Hulumtimet tregojnë se këto ushqime janë të pasura me melatonin:

• Arrat, bajamet dhe lajthitë
• Salmoni
• Vezët
• Qershi
• Qumështi i lopës

Ushqimet që kanë doza natyrale të magnezit janë:

• Spinaqi
• Gjalpi i kikirikut
• Bajamet
• Vezët
• Qumështi
• Kosi
• Fasulet
• Bananet.

Leave a Reply