Mehmet Loci ishte UDB-ash, është UDB-ash dhe do të vdes si UDB-ash

0
479

Kur torturat nuk gjejnë adresë institucionale:

Muaji gusht ishte muaj i dëshmive rrënqethëse të ish të burgosurve dhe të burgosurave politike shqiptare që u terrorizuan fizikisht dhe psikikisht nga udbashët shqipfolës që ishin në shërbim të Jugosllavisë dhe Serbisë e që zbatonin urdhërat politik të udbashve shqiptarë siç ishin Fadil Hoxha , Mahmut Bakalli , Xhevdet Hamza , Mehmet Maliqi , Xhavit Nimani , Rrahman Morina , Rexhai Surroi , Kolë Shiroka , Azem Vllasi , Sejdo Bajramoviq e të tjerë. Ndonëse dëshmitë e të  torturuarve ishin bindëse ku u përmendën shumë emra të torturuesve , asnjë segment institucional i Kosovës nuk reagoi edhe me një fjalë të vetme ; as Albin Kurti që shitej si Babë i shqiptarëve dhe i cili tash është shndërruar në njerk të keq dhe shpërfillës , as Vojsa Osmani që na e pati teshë b…me vuajtjen e ukrainasve nga Rusia dhe Putini kurse këta ” ukrainasit ” tanë të torturuar nga udbashët shqipfolës për këtë mizantrope dhe injorante nuk paraqesin asgjë , as Lenka Quko e Drejtësisë që nuk ka lënë pa i futur hundët në çdo vendim gjyqësor apo të prokurorisë duke shitur moral të pamoralshëm profesional , nuk bëri as vrt e as trt për këto tortura ndonëse Ligjin për Lustrim e ka në maje të gjuhës , as dhunuesi më i madh i Policisë së Kosovës që nuk la mjet pa përdorur për t’ua thyer kokën pas së cilave u vendosë si padre padrino i Policisë së Kosovës duke mrizuar si i pari i Ministrisë së Brendshme. Këto ishin adresat që do të duhej të reagonin që pas intervistës së parë . Po si të reagojnë kur ministritë apo zyrat e tyre i kanë shndërruar në mbledhës të ndryshkut njerëzor dhe moral , në Mekë dhe Medinë të spiujve , bashkëpunëtorëve të Jugosllavisë dhe të Serbisë , mbetje biologjike dhe politike të atyre që i përmenda më lartë , armiq të sertë të ish të burgosurve politikë dhe të UÇK-së dhe të jashtëqitjeve më të ndyra njerëzore dhe kombëtare. Me të torturuarit u solidarizuan ata që e deshën dhe u sakrifikuan për lirinë , vlerat e vërteta njerëzore , kombëtare dhe morale. Ishin kundër trashëgimtarët biologjikë dhe politikë të dhunuesve dhe torturuesve ndërsa të përmendurit nuk u lajmëruan fare ,  me përjashtim të një trashëgimtari të padenjë dhe bastard të bardit të Kombit Shqiptar , Kamer Loshit. Edhe ai , ndonëse u paralajmërua , nuk u përballë me të torturuarin që e sfidoi e të cilin e ka torturuar fizikisht dhe psikikisht , Gani Kocin. I dyti që doli në debat , pasi vet kishte kërkuar ishte Mehmet Loci , udbashi shqiptar me përkatësi politike dhe patriotike serbe . Ambalazhimi shqiptar , brendia dhe përmbajtja e kalbëzuar jugosllave dhe serbe.

Po çka tha udbashi Mehmet Loci : Nuk ishte herë e parë që udbashi serb , Mehmet Loci del para mediave me ç’rast , jo që nuk e shprehë as pendesën simbolike por , përkundrazi krenohet me dhunën dhe torturat që i ka bërë kundër patriotëve dhe patrioteve shqiptare. Në emër të mbrojtjes së Kushtetutës së Jugosllavisë dhe të Serbisë. Në emisionin ” Debat Plus ” të TV Dukagjini i udhëhequr nga Ermal Panduri , udbashi serb Mehmet Loci  , në vend se të jepte përgjigje për krimet që i ka bërë , u shndërrua në ekspert juridik dhe u personifikua si njeri i rëndësishëm që mbrohet nga jashtë dhe nga brenda sikur që u kornizua si patriot mbi të gjithë patriotët.  Mehmet Loci,  udbashi serb që e flet , si gjuhë të dytë shqipen ( gjuhën e parë e ka të pendrekut dhe të stupcit – të dhunës ) në një emision që zgjati thuaja  dy orë e gjysmë , sa thuaja hapësira për 6 të torturuar , çdo fjalë të folur e ka gënjyer duke e zëvendësuar gjuhën e fakteve me gjuhën e zhvendosjes së fakteve të vërteta dhe zëvendësimin e tyre me ” fakte ” të sigurimit jugosllav dhe serb si dhe të urdhërdhënësve tyre shqipfolës të përmendur më lart.  Në vend që gazetari të këmbëngulë për temën që ishte ftuar , Mehmet Loci , pjesën dërrmuese e shfrytëzoi të promovojë veten si njohës të mirë të zhvillimeve politike lokale , rajonale dhe globale. Pa e pyetur askush ai bënte interpretime për vendimet e GJND – së , Konferencën e Bujanit , Plenumin e Brioneve , ndryshimet kushtetuese në Jygosllavi  , Serbi dhe Kosovë sikur edhe për organogramin dhe historinë e shërbimeve zbuluese dhe kundërzbuluese të Jugosllavisë dhe Serbisë. I pafytyri , gënjeu se nga aspekti psikologjik krijohen situata kur njeriu del nga vetja dhe mund ta ndajë ndonjë shpullë aty – këtu. Kurse këtij psikopati shumë mirë i kujtohet se paska ndarë ndonjë shuplakë simbolikisht ndaj personave që numrohen në gishta të një dore. Nuk pranoi të lexohet reagimi i një të torturuari nga ai , i Haki Morinës sepse e dinte çka kishte bërë , ky kriminel i shërbimit jugosllav , dje , sot dhe deri në fund të rrugëtimit të tij jetësor , të pamoralshëm , të turpshëm dhe kriminal. Në debat me Mehmet Locin , në studio , është dashur të jenë përballë të torturuarit e jo të servohen citime me të cilat krimineli Loci as që merrej. Në vend se të mbërthehej me therra murrizi , atij iu vendosë kurora me dafina dhe u mbulua me gjethe fiku. Jo për ta mbrojtur kriminelin Loci , sa për t’i mbrojtur ata që janë prapa tij dhe që e kanë lënë të pandëshkuar. Arma e të gjithë udbashve është të shkaktojnë çarje midis të burgosurve politikë me pyka se ishin bashkëpunëtorë të UDB – së. Këtë armë të mbushur e shfrytëzoi edhe udbashi i qelbur , Mehmet Loci.

” Ministria e Brendshme e Republikës së Kosovës ” : Si njërin ndër argumentet kryesore të udbashit Loci për kontributin e tij ndaj shtetit dhe kombit ishte pohimi i tij se ishte ndër themeluesit e shërbimit informativ në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Kosovës  për çka ishte arrestuar dhe dënuar me burg në Dubravë . Jam i bindur se edhe aty ka punuar për UDB – në . Sa isha në burg në Foçë pata takuar një të burgosur politikë kroat , themelues i Partisë Fshatare Kroate dhe njëri ndër udhëheqësit e emigracionit kroat i cili ishte kidnapuar në Austri nga UDB dhe ishte transferuar në Jugosllavi. Ai kishte mësuar , me vonesë se një agjent i UDB – së kishte qëndruar në burg , sipas detyrës afërsisht 4 vite deri në kohën kur e kishte fituar besimin e të burgosurve politikë kroat nga të cilët kishte marrë detyra për të vepruar në mesin e këtij emigracioni. Pastaj , UDB kishte arrestuar kroatë brenda dhe jashtë sikurqë kishte ekzekutuar krerë të emigracionit , njëri ndër më kryesorët ishte Stjepan Gjurekoviq.  Të gjithë ne i njohim udbashët lokalë dhe ata të nivelit më të lartë në rast se kemi kaluar nëpër duar të tyre gjatë procesit të hetimeve dhe pasi kemi përfunduar burgun. Nga përvoja e them se thuaja të gjithë udbashët shqipfolës , pas vitit 1990 janë bërë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës që nuk ka bërë asgjë përveç se , një pjesë e tyre kanë vazhduar t’u shërbejnë gazdallarëve të përjetshëm jugosllavë dhe serbë. Këta kanë ndikuar në përçarjen e faktorit politik shqiptar duke denoncuar çdo aktivitet dhe duke krijuar frymën e defetizmit dhe dorëzimit përmes një rezistence paqësore , me brekë të lëshuara. Këta pastaj kanë sabotuar luftën duke krijuar formacione ushtarake dhe policore që nuk e kanë shkrepur as edhe një plumb të vetëm për liri të vendit. Këta , një pjesë e tyre kanë dërguar dosje të Serbisë në Tribunal të Hagës si dhe në Gjykatën Raciste Speciale . Janë një hallkë e një zinxhiri që në vazhdimësi ka punuar për Serbinë dhe kundër Kosovës dhe Shqipërisë. Si shqipfolës , pas rënies së diktaturës në Shqipëri , me urdhër të Jugosllavisë dhe Serbisë , të parët kanë shkuar në Shqipëri duke e shtrirë rrjetin e agjentures dhe duke keqpërdorur moralisht femra shqiptare , me para që ua ka dhënë Serbia. Një pjesë e tyre qëndrojnë prapa vrasjeve të cilësuara si politike dhe etnike . Loci mund të jepë sqarime se kush e gjuajti Ibrahim Rugovën me eksploziv afër kryqëzimit te ” Slloveniasporti “. Dhe shumë të tjera .

Kush ishte Mehmet Loci , udbashi i përjetshëm:

Me pregatitje akademike ishte arkeolog por që asnjë minutë të vetme nuk e kishte ushtruar këtë profesion. Studimet e larta i mbaroi në Zarë të Kroacisë ku edhe u rekrutua nga UDB duke vijuar kurse dhe trajnime për udbash. Nuk është aspak normale që një arkeolog i diplomuar , në vend se të punojë në profesion ku kishte mungesë të theksuar të kuadrove , menjëherë pas diplomimit të përfundojë si udbash në sekretariatin për punë të brendshme në Pejë. Nuk njoh raste të tilla. Di për raste që mjekë janë rekrutuar në UDB , pastaj punëtorë arsimorë , shërbyes fetarë por që angazhimin në UDB e kanë pasur si vend të dytë pune. Mehmet Loci ka filluar si udbash dhe do të përfundojë si ubash , konsekuent në stërkeqjen e tij njerëzore , morale dhe profesionale. Këtë përbindësh në asnjë rast nuk duhet ta identifikojmë me kombin shqiptar , është stërkeqje bastarde e tij. Këta nuk duhet të falen në asnjë mënyrë sepse nuk kanë kërkuar falje , nuk kanë shfaqur asnjë pendim për viktimat dhe për veten. Thashë më lartë , me pregatitje akademike ishte arkeolog kurse me profesionin e ushtruar ishte kriminel , torturues dhe dhunues.  Armiqtë mund të falen kurse ata që punojnë kundër popullit të vet  , asnjëherë .

Shkruan: Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here