“Më të mirët”, Girona mahnit edhe Xavin: Janë spektakolarë, bravo u qoftë!

0
166

Girona nuk u ndal as përballë Barcelonës. Surpriza e këtij sezoni në La Liga, fitoi 2-4 derbin katalanas, duke siguruar për herë të parë në histori një sukses në fushën e kampionëve.

Triumfi i jashtëzakonshëm ka ngjitur Gironën të vetme në krye të renditjes me 41 pikë, dy më shumë se Reali i Madridit. Ndërkohë që diferenca me skuadrën e Xavit ka shkuar 7 pikë.

Ky i fundit, theksoi pas ndeshjes se skuadrës i mungoi saktësia dhe efikasiteti, ndërkohë që nuk i kurseu elozhet për ekipin kundërshtar, që zhvilloi një futboll fantastik dhe e meritoi fitoren.

Pësuam një goditje të rëndë, sepse kishim shpresa të shkonim në një pikë pas Gironës dhe dy pikë pas Realit… Tani jemi 7 pikë larg kreut, pesë nga Reali dhe barazim me Atletico Madrid, që ka luajtur një ndeshje më pak.

Ky është realiteti ynë. Kjo Barcelonë është në ndërtim e sipër. Unë mbetem pozitiv, i besoj skuadrës, por u ndeshëm me një kundërshtar të jashtëzakonshëm. Sigurisht që nuk luajtëm keq, por humbëm. Detajet ndikuan.

Duhet të vazhdojmë të punojmë fort, nuk ka zgjidhje tjetër. U goditëm fort edhe vitin e kaluar, por në fund fituam dy trofe”, theksoi trajneri i Barcelonës. I cili e cilësoi Gironën si rivalin më të mirë me të cilin është përballur.

Ata kanë shumë merita për çfarë po bëjnë. Po udhëheqin kampionatin dhe janë 7 pikë sipër nesh. Urime të sinqerta, bravo u qoftë. Trajneri Michel dhe lojtarët po zhvillojnë një punë spektakolare”, theksoi 43-vjeçari./SS

Leave a Reply