Më datat 06 dhe 07 maj 2023 në Prishtinë do të organizohet punëtoria edukativo – pedagogjike “Montessori – fëmija në qendër”

0
109

“Montessori Institute Kosova” – MIK është organizatë e themeluar në vitin 2023 nga dy institucione parashkollore, “Park School Montessori” në Prishtinë dhe Akademia e Fëmijëve Montessori” në Pejë të cilat punojnë me metodën Montessori në Kosovë. Rezultati pozitiv i punës me fëmijë i këtyre dy institucioneve parashkollore ka nxitur themelimin e MIK i cili ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e mëtutjeshëm të metodës pedagogjike Montessori në Kosovë.

Ky trajnim i parë i organizuar nga MIK është i hapur për edukatorë, mësues dhe prindër që dëshirojnë të njoftohen më shumë për edukimin Montessori dhe ndikimin e kësaj metode në jetën e fëmijëve nga 0 deri në 6 vjeç. Els Mattjssen dhe Ward Van De Vijer janë dy trajnerët të cilët do të fasilitojnë punëtorinë. Trajnerët janë profesionist të fushës me përvojë mbi tri dekada në punën arsimore me metodën Montessori në Holandë.

Shkëmbimi i përvojave rreth metodës pedagogjike Montessori në mes të trajnerëve

ndërkombëtar, edukatorëve, mësuesve dhe prindërve synon të zgjerojë hapësirën për diskutim dhe zhvillim të mëtutjeshëm të qasjes pedagjike – edukuese me fëmijën në qendër dhe të shtojë vlerë në sistemin parashkollor të Kosovës për të përfituar fëmijët dhe familjet në Kosovë.

MIK për të ardhmen ka për synim ofrimin e trajnimeve dhe ngritjen e kapaciteteve në ofrimin e shkollimit Montessori në Kosovë.

Punëtoria mbahet në Galerinë “Qahili” nga ora 09:00 deri në 16:00 në Prishtinë.

Leave a Reply