Me 25 vota PËR miratohet buxheti i Prizrenit

0
683

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prizrenit, anëtarët e Kuvendit votuan buxhetin e Komunës për vitin 2023, thuhet në njoftim.

“Është punuar me përkushtim të madh që buxheti t’i dërgohet me kohë Kuvendit Komunal dhe anëtarëve të tij.

Janë respektuar të gjitha procedurat ligjore ashtu siç kërkohen me ligje dhe udhëzime administrative.

Për përgatitjen e buxhetit janë mbajtur 9 dëgjime buxhetore, 1 dëgjim buxhetor është mbajtur edhe nga Komiteti për Politikë dhe Financa.

Falënderojmë të gjithë qytetarëve për pjesëmarrje në dëgjime buxhetore dhe për kërkesat, komentet e sugjerimet e tyre.

Për organizimin e dëgjimeve buxhetore, zyrtarët përgjegjës kanë përgatitur raport me të gjitha detajet i cili është i publikuar në uebfaqen e Komunës, në rubrikën “Dëgjimet Buxhetore”.

Falënderojmë të gjithë anëtarët e Kuvendit për votimin e buxhetit, i cili përmes projekteve të ndryshme do t’i prekë të gjithë qytetarët.

Urime gjithë qytetarëve të Komunës së Prizrenit!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit./04 Online

Leave a Reply