Mbi 300 anëtarë aderojnë në Lëvizjen VETËVENDOSJE në Prizren

0
354

Mbi 300 anëtarë të ri kanë aderuar sot në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE në Prizren.

Kryetari i LVV-së qendra në Prizren, Artan Abrashi i ka falënderuar të gjithë anëtarët e ri të cilët kanë vendosur ti besojnë dhe të angazhohen në këtë sibjekt politik.

“Jam i gëzuar të jem këtu sot pranë jush për ta përshëndetur dhe mirëpritur rritjen e organizatës sonë politike në qytetin tonë të bukur. Sonte në këtë ngjarje Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren i bashkohen 300 anëtarë të ri të cilët do ta shtojnë dhe do ti pasurojnë radhët tona sikurse asnjëherë më parë”, ka thënë Abrashi.

Abrashi para të pranishmëve ka folur edhe për qeverisjen lokale në Prizren e cila aktualisht është duke u udhëhequr nga PDK-ja, duke thënë se kjo qeverisje fatkeqësisht nuk ka bërë mjaftueshëm për qytetarët e Prizrenit.
“Fatkeqësisht kjo qeverisja e kryetarit aktual të komunës së Prizrenit ka lënë një hije të errët mbi zhvillimin dhe mirëqenien e qytetarëve. Në vend që të udhëheq me nderë dhe përgjegjshmëri, ai ka shfaqur mungesë të qartë vizioni dhe aftësisë për të përmbushur edhe nevojat më elementare të komunitetit tonë”, ka thënë Abrashi.

Nga ana tjetër deputeti i LVV-së që vjen nga Prizreni, Arbër Rexhaj ka mirëpritur anëtarët e ri që kanë aderuar në këtë subjekt politik. Rexhaj ka thënë se aderimet e reja janë një tregues se LVV-ja do të rikthehet shumë shpejt në pushtetin lokal në Prizren.
“Nga Ortakolli e Kurrila, nga Vërrini e Luma, nga Korisha e Tabakhanja, nga Bajram Curri e Hasi i themi PO Vetëvendosjes, i themi PO fitoreve të ardhshme, i themi PO zhvillimit të Kosovës, i themi PO fitores që na pret me punë e përkushtim në Prizren”, ka thënë Rexhaj.

Rexhaj është shprehur optimist se duke punuar së bashku, LVV-në do t’ia rikthejnë Kurtit dhe Prizrenit. Njëherit ai ka vlerësuar edhe të aderuarit, duke specifikuar disa mjekë, ekonomistë e juristë të dalluar të qyteti.

Nga ana tjetër Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetar i LVV-së në nivel vendi, Albin Kurti ka thënë se Prizreni do ta forcojë lidhjen me LVV-në.

“Nga sheshi i Lidhjes ku unë sot po e marr porosinë se Prizreni do e forcon lidhjen me Vetëvendosjen dhe kryeqyteti i kulturës e i historisë shumë shpejt do i kthehet punës së mbarë progresiste dhe lidhjes me mirëqeverisjen demokratike”, ka thënë në mes tjerash Kurti.

Kurti në mes tjerash ka përmendur edhe realizimin e disa projekteve që kanë rëndësi për Kosovën dhe në veçanti që do të ndikojnë në zhvillimin e qytetit të Prizrenit. Kurti poashtu para të pranishmëve ka thënë se Prizreni së shpejti do të udhëhiqet nga LVV-ja./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here