Mbi 2000 çifte u shkurorëzuan për një vit në Kosovë, prin Prizreni

0
307

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2022.

Sipas ASK-së, më pak qifte të shkurorëzuara ishin në vitin 2022 sesa një vit më parë.

Në vitin 2022 janë regjistruar 2088 shkurorëzime, transmeton Zeri.info.

Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste), ose 10,0%; Gjakovë (172 raste), ose 8,2%; Ferizaj (145 raste), ose 6.9%.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti 5-9 me 31,5%, viti 10-14 me 14,5% dhe viti i katërt (4) me 9,1% e të shkurorëzuarve.

Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse te meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%.

Mosha mesatare e personave të shkurorëzuar të regjistruar gjatë vitit 2022 ishte 29 vjeç. /Zëri

Leave a Reply