Mbappe te Reali, kampioni i botës: Problem, neve na e “nxiu jetën”

0
193

Emmanuel Petit dha një intervistë për mediat spanjolle, ku mes çështjeve të ndryshme trajtoi edhe mbërritjen e pritshme të Kylian Mbappe te Reali i Madridit. Ish-0futbollisti i kombëtares franceze paralajmëron Los Blancos.

Nëse Mbappe do të shkonte në Madrid, mund të kthehej në një problem. Jo vetëm për sa i përket çështjes së pagave në dhomat e zhveshjes, por edhe për sa i përket lidershipit. Bellingham ka qenë i pabesueshëm, ashtu si dhe Vinicius.

Dhe nëse Mbappe shkon te Reali do të luajë si sulmues, siç ka bërë së fundmi te PSG. Por të gjithë e dimë që ky nuk është pozicioni më i mirë. Ka shumë pikëpyetje dhe asnjë përgjigje“.

Petit dha një koment domethënës edhe për sagën e Mbappe te PSG. “Në Francë jemi lodhur të gjithë, pasi çdo 6 muaj është e njëjta histori. Do iki? Do qëndrojë? Hëngri mirë mëngjes? Iku në tualet? Jemi vërtet të lodhur…

Kuptoj që edhe lojtarët janë të përfshirë në këtë situatë, pasi e gjithë vëmendja është te Mbappe. Nuk flitet për PSG-në, flitet gjithmonë për Mbappe. Për shumë lojtarë mund të jetë një problem menaxhimi i kësaj situate“./SS

Leave a Reply